Como ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me përmbysje ndaj Romës me rezultat 2-1.
Skuadra romake kaloi e para në epërsi falë golit të sulmuesit Donyell Malen, i cili realizoi për avantazhin e mysafirëve.
Megjithatë, Como reagoi në pjesën e dytë dhe arriti përmbysjen. Fillimisht barazoi Anastasios Douvikas, ndërsa më pas Diego Carlos realizoi golin e fitores.
Me këtë triumf, Como merr tre pikë shumë të vlefshme dhe ngjitet në pozitën e katërt në tabelë, që për momentin e dërgon në zonën e UEFA Champions League.
Në anën tjetër, Roma humb një mundësi të rëndësishme në garën për vendet që çojnë në Champions./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.