Lajmet e fundit

Rafael Comino që është agjenti i futbollistit të Real Madrid, Isco, ka thënë se nuk ka asgjë nga ato që fliten për klientin e tij në lidhje me Juventusin.
Arritja e Mateo Kovacic në Real Madrid thuhet se do t’i vështirësojë gjërat edhe më shumë për Iscon.
“Nuk ka asgjë. Të gjitha ato janë thashetheme, ne vetëm i lexojmë nëpër gazeta” ka thënë Comino.
Isco ka pasur 26 paraqitje në sezonin e fundit në La Liga ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar nëntë herë për bashklojtarët e tij, transmeton Klan Kosova.