Lajmet e fundit
I riu francez ka thënë se është përshtatur tek skuadra gjermane, ndërsa ka treguar se mbrojtja është arma e skuadrës italiane.

Kingsley Coman beson se mund të tregojë potencialin tek Bayern Munich, ndërsa pret të përballet me Juventusin të martën.
Coman është ende lojtar i Juventusit, pasi tek Bayern ka kaluar si huazim.
“Kam mësuar shumë tek Juventus, veçanërisht në taktikë. Për më shumë kam punuar me lojtarë të mëdhenj si Carlos Tevez, Paul Pogba dhe Gianluigi Buffon”.
“Por jam i lumtur tek Bayern. Stili sulmues i skuadrës është shumë më i përshtatshëm dhe unë jam zhvilluar shumë këtu”.