02.03.2019 · përditësuar para 2709 dite1 min lexim
Skuadra amerikane Colorado Rapids ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi.
Kontratës së futbollistit 30 vjeçar i ka ardhur fundi pas tre vjetëve dhe skuadra Rapids ka vendosur që mos t’ia vazhdojë atij kontratën, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
"Ne duam ta falënderojmë Shkëlzenin për shërbimin e tij gjatë tre sezoneve të fundit dhe ne i dëshirojmë atij më të mirën", ka shkruar klubi amerikan në Twitter.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.