Lajmet e fundit
Uellsianët nuk mund të lejojnë që të shpërqëndrohen teksa përgatiten për ndeshjen e radhës të Euro 2016, ka theksuar menaxheri.

Chris Coleman ka thënë se Uellsi nuk guxon të humbasë në lëvdatat për formën e mirë këtë Europian, ose të vetëkënaqet, pasi mund të eliminohet nga Euro 2016.
Fitorja 3-0 ndaj Rusisë i siguroi uellsianëve vendin e parë në Grupin B, me gjashtë pikë nga tri ndeshje.
Por Coleman ka thënë se lojtarët nuk guxojnë të kenë vetëbesim të tepruar, sepse rrezikojnë eliminimin nga skuadrat tjera.
"Është lojë e ashpër. Kur mendon se je i pamposhtshëm, je në terren të rrezikshëm".
"Ndeshja ndaj Rusisë ishte e jashtëzakonshme. Do të mbetet në histori. Por në futboll, në një moment je duke shkëlqyer, në tjetrin je në rrezik".
"Nuk guxojmë që të vetëkënaqemi, pasi mund të eliminohemi shumë lehtë".