Lajmet e fundit
Chris Coleman foli për gjendjen e yllit uellsian derisa po tregonte për lojtarët e përzgjedhur për ndeshjet kualifikuese për Euro 2016.

Menaxheri i Uellsit, Chris Coleman, nuk e sheh si ide të mirë, por as si të realizueshme, largimin e Gareth Bale nga Real Madridit këtë afat kalimtar.
“Nuk e shoh të ndodhë”.
“Në futboll kurrë nuk i dihet, por duhet të ndodhë diçka e madhe, të cilën ne nuk e shohim, që të realizohet kjo gjë”.
Bale, që Realit ju bashkua nga Tottenhami për 100 milionë euro, dy vite më parë, është ylli i kombëtares se Uellsit, që është në pozitën e parë në grupin B në kualifikimet për Euro 2016 që mbahet në Francë.
26 vjeçari që vuajti sindromën e “sezonit të dytë”, pas një debutimi shpërthyes në të parin, është në radarin e shumë skuadrave evropiane, përfshirë këtu Manchester City e Manchester United.