Lajmet e fundit
Përzgjedhësi i Uellsit nuk ka kursyer lëvdatat për asin e kombëtares teksa ka treguar rëndësinë e tij për ecje para.

Gareth Bale është shumë i rëndësishëm për planet e Uellsit në dy ndeshjet e fundit për kualifikim në Euro 2016, ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës më 10 tetor dhe ndaj Andorës tri ditë më vonë.
“Gareth ka qenë instrumental në këtë kampanjë, jo vetëm me gola por edhe me paraqitje të përgjithshme dhe mentalitetin që i jep skuadrës”.
“Ai është shumë i rëndësishëm dhe nuk duam që të zhvillojmë asnjë ndeshje pa të”.
Bale është ftuar nga përzgjedhësi megjithëse nuk ka luajtur që nga 17 shtatori shkaku i një lëndimi. Coleman është shumë i lumtur që lojtari është shëruar dhe do ta ketë në dispozicion.
“Bale është makineri, atlet i jashtëzakonshëm”.