Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Romës, Ashley Cole nuk dëshiron që të luajë në klube më të vogla, kështu nuk dëshiron që të shkëput kontratën me klubin nga kryeqyteti italian.
Cole është pritur që të largohet vetëm pas një viti që kaloi te Roma pasi nuk ka arritur të tregojë shumë nga loja tij që bënte tek Chelsea.
Tash thuhet se ai është duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, pasi ka refuzuar që të largohet për tu bashkuar me skuadra me të vogla.
Cole është lënë jashtë skuadrës së Romës dhe nuk do të përfshihet në ndeshjet e këtij klubi, transmeton Klan Kosova.