Ish-sulmuesi i Manchester United dhe njëri nga legjendat e klubit, Andy Cole, ka thurur lavde për sulmuesin e ri të United Anthony Martial. Cole është i bindur se i riu ka një të ardhme të ndritur në futbollin anglez, shkruan Goal.com, njofton Klan Kosova.
Cole, i cili ka fituar pesë tituj kampioni nën urdhrat e Sir Alex Ferguson-it, e ka krahasuar Martialin dhe aftësitë e tij futbollistike me yllin e Leicester City-it, Jamie Vardy.
“Anthony ishte shumë i mirë presje ka mbërritur”, ka thënë Cole. “Aq i ri, por me aq shumë vetëbesim dhe inteligjencë, pastaj mënyra se si ai shikon punën e tij, ka qenë vërtetë impresive”.
“Ai do të duhej ta kishte shumë më vështirë, sepse sezoni i United nuk ka shkuar shumë mirë, por ai ka gjetur vetën mjaftë mirë”.
“Ai erdhi për shumë para, po ashtu ishte një emër i panjohura, por mënyrë se si u përshtat në Premier Ligë është brilante”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.