Lajmet e fundit

Kompania e Çokollatave - 'Mars', ka ndaluar reklamimet e produkteve të tyre në kanalin YouTube.
Arsyeja e kësaj ndalese është se imazhet e Mars-it janë shfaqur në videot muzikore që kanë pasur pamje jo të mira.
Kompania tha se është "e papranueshme" që reklamat e saj të shfaqen në këto klipe, duke shtuar se ata nuk do të vendosnin ato në shërbim derisa Youtube të vendosë "masa mbrojtëse të përshtatshme".
Ajo vjen pas një njoftimi për produktin e saj Starburst ku u shfaq para një video të grupit të Moskës 17, dhe në këtë video, një nga anëtarët e saj, Siddique Kamara, u godit në Camberwell, Londër, të mërkurën (1 gusht), dy burra të tjerë të plagosur janë arrestuar dhe po hetohen nga autoritetet britanike.
Një zëdhënës i Marsit tha:
"Është e papranueshme dhe zhgënjyese për të parë një prej markave tona të reklamuara përkrah kësaj përmbajtjeje të video-s . Kjo në mënyrë të qartë shkel udhëzimet tona të sigurisë në markë dhe reklamat e kooporatës tone nuk duhet të konkurrojnë së bashku me këtë përmbajtje.
Ai shtoi lidhur me këto ngjarje se :
"Kemi ndërmarrë veprimet e duhura për të hequr të gjitha reklamat tona në internet në YouTube, dhe mund të konfirmojmë se po punojmë me Google dhe agjensitë tona të blerjes së medias për të kuptuar se çfarë ka ndodhur më saktësisht.
"Derisa të kemi besim se masat tona mbrojtëse janë të duhura, ne nuk do të reklamojmë në YouTube", transmeton Klan Kosova.