Lajmet e fundit
I huazuari nga Real Madrid është i lumtur me pozitën e tij tek skuadra nga Ligue 1.

Fabio Coentrao ka thënë se do që të qëndrojë tek Monaco në mënyrë që ta ndihmojë skuadrën në luftën për trofe.
Mbrojtësi i krahut të majtë i është bashkuar skuadrës së Ligue 1 si huazim njëvjeçar dhe është bërë pjesë e rëndësishme e stilit të lojës së skuadrës.
27 vjeçari ka 11 paraqitje për Monacon këtë edicion dhe nuk mendon largimin nga skuadra.
“Kam ardhur këtu për ta ndihmuar Monacon që të fitojë trofe”.
“Jam i lumtur tek kjo skuadër dhe shpresoj se do të qëndroj edhe shumë vite. Nuk kam arsye për t’u larguar”.