Lajmet e fundit
Trajneri i PSV-së ka qenë vetëm disa kilometra larg vendit ku ndodhën sulmet dhe ka thënë se do të reflektojë në incidentet.

Philip Cocu ka treguar se ka qenë në Paris të premten, në kohën e sulmeve të tmerrshme terroriste.
Mbi 130 njerëz u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar nga sulmet terroriste në disa zona të kryeqytetit francez, ndërsa Franca po zhvillonte ndeshjen miqësore më Gjermaninë në Stade de France.
Strategu holandez ishte disa kilometra larg vendit ku ndodhi gjithçka, por tmerri i ngjarjeve sipas tij qe shpërndarë gjithandej qytetit.
“Ngjarjet në Paris janë tepër të tmerrshme për t’u përshkruar”.
“Isha në qytet, një një hotel disa kilometra larg vendit ku ndodhën sulmet”.
“Vështirë se mund të kuptohen ato gjëra”.
“Gjithçka mund të shihje ishte frika e njerëzve”.
“Nuk mendoj që dikush në qytet fjeti atë natë. Kam respekt të madh. Megjtiëhse kishte shumë frikë, ata nuk lejuan që ajo t’i mbizotërojë”.
“Mendimet e mia janë me qytetin, viktimat, familjet dhe miqtë”.