Lajmet e fundit
Trajneri i PSV-së mendon se skuadra e tij e meritoi fitoren ndaj kundërshtarëve të Bundesligës.

Phillip Cocu mendon se Wolfsburgu e meritoi humbjen 2-0 nga skuadra e tij pasi i mungoi ambicia ta martën mbrëma.
Jurgen Locadia lëshoi dy raste të mira shënimi në pjesën e parë, por hapi llogarinë vetëm pak çaste më pak, para se Luuk de Jong të shënonte për të vulosur rezultatin.
“Wolfsburgu erdhi këtu për të barazuar. Ishte e qartë që nga fillimi. Edhe renditja e tyre në fushë tregonte qartë qëllimin e tyre”.
“Por ne ishin shumë të qetë. Ishte ndeshje e madhe, mbrëmja e mrekullueshme për ne. Mendoj që luajtëm mirë dhe me mençuri”.
“Patëm një fillim nervoz, por u bëmë më të fortë me kohë. Mendoj që golat ishin të pashmangshëm”.