Lajmet e fundit

Për nder të shënimit të muajit kundër kancerit të gjirit, Coca-Cola ka ndryshuar ngjyrën e kanaçeve të pijeve duke lansuar një seri të limituar të kanaçeve ngjyrë rozë.
Iniciativa po zhvillohet në gjithë Britaninë e Madhe, shkruan metro.co.uk, përcjellë Klan Kosova.
Coke ka prodhuar 10 kanaçe me ngjyrë më ndryshe si pjesë e iniciativës “ASDA’s Tickled Pink initiative“. Kjo kampanjë mbështetë dy organizata kryesore për luftimin e kancerit të gjirit, Breast Cancer Now and Breast Cancer Care “, për fonde që do t’i mundësonin këtyre organizatave të zhvillonin hulumtime të mëtutjeshme.
Kompania po bashkëpunon me shumë supermarkete për realizimin e kësaj iniciative, emri i së cilës është “ Une, ti , ai ajo jemi zhytur në ngjyrën rozë”.
Kjo do të zhvillohet në formë gare nga konsumatorët sepse kush i gjen dy kanaqe fiton 1,000 funte, dhe të njëjtat mund të shkojnë edhe për bamirësi.
Kjo pritet të fillojë nga data 1 tetori.