Lajmet e fundit

Si fëmijë, vëllezërit Berisha mund të imagjinonin që do të jenë pjesë e klubeve më të mëdha botërore dhe këto ëndrra ata mund t’i shpalosnin në oborrin e shkollës, nis një shkrim i CNN, transmeton Klan Kosova.
Por si të rritur atyre do tu vinte puna që të uleshin e të mendonin thellë se cilën kombëtare futbolli do ta përfaqësonin.
I biri i prindërve kosovarë që migruan lindi në Suedi, Valon Berisha kishte rehatuar më pas veten si i rregullt në ekipin kombëtar të Norvegjisë, vendin ku qe rritur.
Edhe ëndrra e Kosovës që të luajë për një vend në Kupën e Botës u realizua në maj të vitit 2016. Edhe vëllai i Valonit, Vetoni ishte pjesë e skuadrës sendore të Norvegjisë.
Por a do të rrinë? Apo do të kthehen? Valoni 23 vjeçar e Vetoni 22 po përballeshin me vendimin më të vështirë në jetë.
“Vendimi ishte i madh – jo vetëm për ne, por edhe familjen”, deklaroi Valoni për CNN.
“Nuk bëhej fjalë vetëm për karrierën tonë, por për atë që ishte e mirë edhe për të tjerët, sepse në te dy luanim për Norvegjinë”, shtoi ai.
Vëllezërit ishin ulur dhe kishin diskutuar. Valoni nuk ishte pjesë e parëndësishme e kombëtares norvegjeze. Ai tashmë kishte të fituar 20 trofe.
Ai ishte rritur duke luajtur futboll në Norvegji, duke lëvizur nëpër grupmoshat e kësaj kombëtareje.
Të dy po ndjenin borxh dhe mirënjohje për vendin prej nga prindërit e tyre kishin ikur nga tmerri i luftës.
Valoni kishte luajtur në Austri për Red Bull Salzburg që nga viti 2012, ku ishte i parapëlqyer drejtuesit norvegjez por edhe jashtë.
Ai madje kujton se kishte refuzuar kontratë nga Manchester City pasi ndjente se ishte shumë i ri për ta lënë familjen. Por nga Anglia për të raportohet se ka pasur edhe prej Chelsea, një tjetër klub anglez.
Vetoni, sulmues në klubin e ligës së dytë gjermane, Greuther Furth, po kalonte rrugën e njëjtë, fitonte trofe nëpër grupmosha para se ta merrte nderin të luante në përfaqësuesen A.
E në fund ata bënë atë që sipas tyre ishte zgjidhja më e mirë – ata vendosën të luajnë për dy vende.
“Ishte e vështirë”, ka thënë Valoni.
“Jam dhe do të jem përherë falënderues ndaj Norvegjisë – është vendi ku jam rritur dhe më ka ndihmuar.”
“Por e ndjej lidhjen me Kosovën. Kështu që vendosëm që unë të luajë për Kosovën e Vetoni të qëndrojë te Norvegjia.
“Vetoni po qëndron për ta ndihmuar vendin ku është rritur, kurse unë po ndihmojë një vend të ri që ka nisur rrugëtimin e vet.
“Kur jam atje, jam i njohur.”
“Njerëzit e duan futbollin dhe mua më pëlqen të jem atje.
“Për Kosovën për ta pasur një ekip përfaqësues është shumë me rëndësi. Është një vend në zhvillim ku rrethanat po ndryshojnë, atje gjithçka po përparon dhe njerëzit po fitojnë pozita të mira në punë.”
Sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2015 shkalla e papunësisë atje ka qenë 35.1 përqind, shkruan CNN.
E kjo shifër rritet edhe më shumë kur shikohet mosha prej 15 deri në 24 vjet, ku papunësia arrin në 60.2 përqind, transmeton Klan Kosova.
“Njerëzit në Kosovë nuk kanë kushtet më të mira të jetesës.”
“Doja tu ndihmoja atyre në një formë më të veçantë.”
Gjatë pritjes Valoni ishte paksa nervoz, pasi trupa drejtuese e FIFA ta aprovonte ndryshimin e kombëtares, kalimin te Kosova.
Edhe paraqitja e parë në kualifikimet e Kupës së Botës erdhi, kjo ndodhi muajin e kaluar, kurse edhe gjashtë futbollistë po prisnin konfirmimin për ndryshim kombëtareje.
Para vënies së topit në fushë në Turku të Finlandës, vetëm pak orë para, fati i tyre ende nuk ishte përcaktuar.
“Po më shtohej nervoza”, tha Valoni.
“Vetëm u ula dhe po prisja. Pesë të tjerë morën konfirmimin, unë ende jo.”
“Kaluan katër ose pesë orë dhe përfundimisht gjithçka u bë e qartë. Ishte momenti – ishte i jashtëzakonshëm, jo vetëm për mua por për tërë familjen dhe ata që njoh”, kishte thënë Valoni.
Familja Berisha kishte lëvizur për në Norvegji në vitin 1993, duke lënë shtëpinë, pas luftërave që u bënë në Ballkan.
Por rasti i tyre nuk është i veçantë në botën e futbollit. Janë vëllezërit Xhaka, Graniti dhe Taulanti që luajnë për Zvicrën, respektivisht Shqipërinë, të cilët u përballën në Euro 2016.
Ka edhe disa futbollistë me prejardhje kosovare, si ai në Premier League, ylli Xherdan Shaqiri dhe më pas Valon Behrami që luajnë për Zvicrën, kanë prezantuar përfaqësuese tjera për shkak se Kosova nuk mund të zhvillonte ndeshje në arenën ndërkombëtare.
Por kështu ishte vetëm deri në maj të vitit 2016, kur Kosova u bë pjesë e FIFA, kurse futbollistët që po përfaqësonin vende tjera mund të vendosnin të kalonin nga ky vend i Ballkanit.
Portieri Samir Ujkani po ashtu kishte bërë lëvizjen ashtu si ish-përfaqësuesit tjerë të Shqipërisë, Amir Rrahmani, Albert Meha, Herolind Shala dhe Milot Rashica.
Kosova më 05 shtator arriti barazimin historik 1:1 me Finlandën ku Valon Berisha shënoi gol nga pika e bardhë.
“Ishte një moment i mahnitshëm.”
“Kur u akordua penaltia nuk e dija se kush do ta ekzekutonte.”
“Por që unë morra topin, e dija se do të shënojë. Kur topi hyri brenda...mirë..çfarë momenti. Nuk do ta harrojë kurrë”, ka thënë Valoni.
E të enjten, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kualifikime në cilësinë e vendasit, në tokën e Shqipërisë pasi stadiumi kombëtar në Prishtinë është në renovim.
Mijëra tifozë kanë vendosur për ta bërë një udhëtim të shkurtër deri në Shkodër për ndeshjen kundër Kroacisë, një vend që ka dalë nga luftërat e Ballkanit me talentet më të mëdhenj në Evropë.
E për Valonin dhe tërë familjen Berisha, ishte momenti për të cilin kishin ëndërruar.”
“Jam shumë i entuziazmuar – e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por që është diçka për të cilën kemi menduar se nuk do të jetë e mundur”, tha ai.
“Po, ne menduam se mund të ndodhë, veç se do të marrë pak kohë.”
“Ne do ta kemi tërë venin në përkrahje dhe duam të marrim diçka prapa. Ne sapo e kemi filluar rrugëtimin tonë, ku duam të marrim diçka për vete”, ka thënë Berisha, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.