31.07.2019 · përditësuar para 2534 dite1 min lexim
Ministria i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka ndarë çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “ Bekim Fehmiu” në fushën e Kinematografisë poetit dhe kritikut letrar Azem Shkreli - post mortum, çmim që e pranoi trashëgimtari i tij, Valon Shkreli.
Shkreli tha se është nder për ta si familje ta pranojnë këtë çmim.
Ndërsa çmimi vjetor për Kinematografi, iu nda regjisores Burbuqe Berisha dhe aktorit Kushtrim Hoxha, raporton KP.
Nikoqiri i kësaj ngjarje, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se krahas sukseseve ndërkombëtare të filmit është rritur edhe buxheti për të.
“Është fat që në vitin 2019, 2018, 2017, filmi ka shënuar suksese në arenën ndërkombëtare, dhe për këtë ne kemi rritur buxhetin për filmin”, tha Gashi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.