Çmimi Nobel 2020 në mjekësi dhe fiziologji i është dhënë bashkërisht grupit të shkenctarëve që zbuluan virusin e Hepatitit C.
Tre studiuesit, Harvey J Alter, Michael Houghton dhe Charles M Rice, u njoftuan të hënën se janë laureatët e këtij viti për përparim mjekësor që ka ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova.
Në një deklaratë, Asambleja Nobel ka theksuar se izolimi i Hepatitit C kishte ka shënuar një “arritje historike në betejën e vazhdueshme kundër sëmundjeve virale”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.