Çmimi Nobel në Fizikë u është dhënë shkencëtarëve Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi, puna novatore e të cilëve gjatë 60 viteve të fundit parashikoi ndryshimin e klimës dhe deshifroi sisteme komplekse fizike.
Manabe, 90 vjeç dhe Hasselmann, 89 vjeç, u nderuan bashkërisht për "Modelimin fizik të klimës së Tokës, kuantifikimin e ndryshueshmërisë dhe parashikimin e besueshëm të ngrohjes globale", sipas njoftimit për shtyp nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, transmeton Klankosova.tv
Këta burra kryen punë pioniere në vitet 1960 dhe 1970 që dhanë një alarm të hershëm mbi ndryshimet klimatike të bëra nga njeriu.
Fizikani italian Parisi, 73 vjeç, mori gjysmën tjetër të çmimit, për "Zbulimin e ndërveprimit të çrregullimit dhe luhatjeve në sistemet fizike nga shkallët atomike në planetare".
Treshja u shpall fituese në një konferencë shtypi të martën në Stokholm, Suedi.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.