Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi i një numri të madh të produkteve ushqimore, por edhe të tjera kanë pasur rritje, në krahasim me tetorin e vitit të kaluar.
Në raportin e ASK-së, thuhet se kafja, çaji dhe kakao janë produktet çmimi i të cilave është rritur më së shumti, me 11.3 për qind, përcjell Klankosova.tv.
Biletat e fluturimeve kanë shënuar rritje prej 10.9 për qind, shërbimet financiare 9.1 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet, pemët dhe perimet 5.1 për qind, pijet alkoolike 3.7 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 3.6 për qind, mishi 3.1 për qind si dhe duhani ka shënuar rritje prej 3.0 për qind.
Për të kuptuar më tepër rreth kësaj teme, klikoni videon e mëposhtme nga “Ora 7”.
https://www.youtube.com/watch?v=1Cz5bygXnm8
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.