E konsideruar si nata më e madhe në industrinë e filmit në Mbretërinë e Bashkuar, BAFTA Film Awards u mbajt të të dielën pasdite më 16 shkurt.
Ngjarja u zhvillua në qendrën Southbank të Londrës dhe u drejtua nga aktori skocez dhe drejtuesi i "Doctor Who", David Tennant, transmeton Klankosova.tv
Në edicionin e 78-të i çmimeve mungonin William dhe Kate, Princi dhe Princesha e Uellsit, të cilët udhëtuan me fëmijët e tyre në ishullin e tyre privat të Karaibeve, Mustique.
Por kishte yje të tjerë që shkëlqyen në tapetin e kuq. Ariana Grande arriti me një fustan voluminoz të Louis Vuitton e Selena Gomez kishte veshur një fustan të Schiaparelli.
Ndërsa, Camila Cabello në anën tjetër kishte veshur një fustan tërë kristal.
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.