Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Reds ka lavdëruar punën e bërë nga gjermani në pesë muajt e tij në Anfield Road.

Nathaniel Clyne beson se Jurgen Klopp e ka rikthyer dëshirën dhe urinë për fitore në Anfield Road.
Clyne do të jetë pjesë e skuadrës që do të përballet me Manchester City në finalen e League Cup të dielën.
Do të jetë kjo një mundësi e mirë për Klopp që të fitojë trofeun e parë me Liverpoolin që nga transferimi i tij në tetor.
“Të gjithë flasin për finalen, që – duke qenë e para - normalisht është gjë e madhe edhe për mua”.
“Mendoj që gjëja më e rëndësishme që ka bërë trajneri është kthimi i dëshirës dhe urisë për fitore”.
“Mesfushorët, mbrojtësit dhe anësorët duhet të punojnë shumë. Ka qenë e vështirë deri tani, por po na shpaguhet”.