Aktori hollivudian, George Clooney,ka rrëfyer se si njëherë i kishte refuzuar 35 milionë dollarë për vetëm një ditë pune.
Clooney ka treguar se reklama kishte të bënte me një linjë ajrore, dhe i ka shpalosur arsyet e refuzimit.
"M'u patën ofruar 35 milionë dollarë për një ditë pune për një reklamë kompanie ajrore", ka thënë Clooney për The Guardian.
"Por pata folur me Amalin [bashkëshorten] dhe patëm vendosur se nuk ia vlente".
Clooney ka thënë që vendimi i tij kishte ardhur pasi kompania asociohej me një "shtet që, ndonëse aleat, është i diskutueshëm me raste".
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.