Aktorët George Clooney dhe Jennifer Lawrence, i janë bashkuar dënimit që po i bëhet mogulit të filmave, Harvey Weinstein, pas pohimeve se ai i ka ngacmuar seksualisht gratë për dekada të tëra.
Producenti ndihmoi Jennier Lawrence ta fitojë çmimin Oskar për filmin “Silver Linings Playbook”, si dhe ia dha Clooney-t suksesin e parë në film te “From Dusk Till Dawn”.
Ndërsa në një intervistë natën e kaluar, Clooney e quajti sjelljen e Weinstein “të pambrojtshme”, duke shtuar që “problemi është tejet i rrënjosur në shoqërinë tonë”.
“Është e pambrojtshme. Kjo është fjala e vetme me të cilën mund ta fillosh”, tha ai.
“Harvey e ka pranuar, është e pambrojtshme. E kam njohur Harveyn për 20 vjet”, tha Clooney për Daily Beast.
Në anën tjetër, aktorja Jennifer Lawrence, e dënoi sjelljen e producentit ndonëse tha se kurrë nuk kishte dëhmuar ndonjë sjellje të tillë të tij.
“Isha thellësisht e shetësuar kur dëgjova lajmet për sjelljen e Harvey Weinstein. Ky lloj abuzimi është i pajustifikueshëm dhe absolutisht tronditës”, tha ajo për Variety.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.