E marta në platformën Artmotion zbardhë me përballjen tejet interesante në mes LA Clippers dhe Utah Jazz, skuadra këto të cilat po përballen mes tyre në gjysmëfinalet e perëndimit teksa në sezonin e rregullt përfunduan në pozitat 1 dhe 4.
Ndeshja e së martës mes tyre luhet me fillim nga ora 04:00 e mëngjesit dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Deri më tani skuadra e Utah ka epërsinë në këtë seri me rezultatin 2-1, por kjo gjë nuk do të thotë shumë pasi gjasat egzistojnë edhe për skuadrën e Clippersave.
Kjo seri padyshim po veçohet me performancat fantastike të Donovan Mitchell, por edhe dyshja Kawhi Leonard dhe Paul George po bëjnë detyrën duke mos lejuar shkëputjen.
Clippers, 5-shja e mundshme startuese:
Jackson, George, Leonard, Morris, Batum
Jazz, 5-shja e mundshme starutese:
Ingles, Mitchell, Bogdanovic, O’Neal, Gobert
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.