E enjtja në platformën Artmotion zbardhë me një ndeshjen tejet interesante në mes LA Clippers dhe Utah Jazz, skuadra këto të cilat po përballen mes tyre në gjysmëfinalet e perëndimit teksa në sezonin e rregullt përfunduan në pozitat një dhe katërt.
Ndeshja e së enjtes mes tyre luhet me fillim nga ora 04:00 e mëngjesit dhe transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Seria është barazim me rezultatin 2-2, por kjo gjë nuk do të thotë shumë pasi gjasat ekzistojnë për të dy skuadrat.
Kjo seri padyshim po veçohet me performancat fantastike të Donovan Mitchell, por edhe dyshja Kaëhi Leonard dhe Paul George po bëjnë detyrën duke mos lejuar shkëputjen nga seria.
Clippers, 5-shja e mundshme startuese:
Jackson, George, Leonard, Morris, Batum
Jazz, 5-shja e mundshme starutese:
Ingles, Mitchell, Bogdanovic, O’Neal, Gobert
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.