Serbia është duke zhvilluar një fushatë hibride në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, me ndihmën e aleatëve të saj si Rusia, Irani, Koreja e Veriut dhe Kina.
Kështu u shpreh Ade Clewlow, ish-oficer i NATO-s në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Sipas tij, qëllimi i Serbisë është të mbajë rajonin jostabil, dhe këtë po e bën me përkrahje nga shtete që kanë interesa të përbashkëta strategjike.
“Me sjelljen ndaj Kosovës dhe vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor, Serbia në thelb po përmbush qëllimin për të mbajtur një rajon jostabil. Është mëse e qartë se marrëdhënia mes Rusisë, Koresë së Veriut, Iranit dhe, natyrisht, edhe Kinës do ta ndihmojë Serbinë në përpjekjet e saj për të siguruar pajisje ushtarake”,tha Clewlow.
Ai shtoi se përveç pajisjeve, Serbia po mëson edhe mënyrën e organizimit të fushatave të luftës hibride, e cila po zbatohet tashmë në Kosovë dhe rajon.
Ndiqni deklaratën e plotë, në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/n4npv3ZGoVM
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.