14.06.2016 · përditësuar para 3674 dite1 min lexim
Cleveland Cavaliers kanë bërë mrekullinë duke arritur të fitojnë ndeshjen e pestë të finaleve si mysafirë tek Golden State Warriors me rezultat 112:97, dhe duke afruar shifrat në 3-2 me ndeshje, njofton Klan Kosova.
Ndeshja e gjashtë do të zhvillohet në Quicken Loans Arena në Cleveland, ku Kalorësit kanë humbur vetëm një ndeshje gjatë gjithë post-sezonit të sivjetmë.
LeBron James apo “The King”, ka shpërthyer me 41 pikë dhe 16 kërcime, i përcjellur edhe nga Kyrie Irving me 41 pikë të tjera, për të shënuar fitoren më të rëndësishme të sezonit, dhe duke çuar kështu finalet në ndeshjen e gjashtë.
James me shokë pritej që do të eliminoheshin sepse ishin në disavantazh 3-1 me lojë dhe ndeshjen e fundit e kishin humbur si vendas, por përformanca e James e Irving i bëri të gjithë analistët të dështojnë në parashikime.
Në anën tjetër Luftëtarët luanin pa njërin nga lojtarët kryesor të tyre, Draymond Green, i cili u përjashtua në ndeshjen e katërt pasi që e goditi James-in gjatë ndeshjes.
Lojtari më i mirë në NBA, Steph Curry, po ashtu nuk ka arritur të shfaqet në formën e tij më të mirë, duke pasur shumë probleme për të gjuajtur siç ai di të bëjë.
I vetmi lojtar që ishte në nivel të detyrës tek Warriors ishte Klay Thompson, që arriti shifrën e 37 pikëve.
https://www.youtube.com/watch?v=494lFLd4OXI
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.