Lajmet e fundit

UEFA ka bërë të ditur se Mark Clattenburg do të arbitrojë finalen e madhe të Euro 2016, në mes Francës dhe Portugalisë të dielën, transmeton Klan Kosova.
Anglezi do të bëhet vetëm gjyqtari i dytë në histori që brenda një sezoni do ta ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Kampionatit Europian - pas portugezit Pedro Proença, i cili në vitin 2012 arbitroi dy finale në të njëjtin sezon.
Clattenburg gjithashtu ishte refer i finales së FA Cup në mes Manchester United dhe Crystal Palace këtë sezon.