Prezantuesi i njohur britanik, Jeremy Clarkson ka bërë të ditur se është zyrtarisht në emision, pas diagnostikimit me një formë agresive të kancerit të prostatës.
66-vjeçari deklaroi në një intervistë për The Times se një test i fundit PSA (antigjeni specifik i prostatës), i kryer dy muaj më parë, nuk tregoi asnjë shenjë të sëmundjes.
Clarkson kishte zbuluar në sezonin e pestë të emisionit televiziv Clarkson's Farm se ishte diagnostikuar me një kancer agresiv të prostatës, i cili fatmirësisht u identifikua në fazat e hershme, shkruan
Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ai tregoi se ka diskutuar shpesh për përvojën e tij me ish-kryeministrin britanik David Cameron, i cili gjithashtu është përballur me të njëjtën sëmundje.
Clarkson u bëri thirrje burrave që të kryejnë kontrolle mjekësore të rregullta, duke theksuar se zbulimi i hershëm ishte vendimtar për shërimin e tij.
“Ju lutem, shkoni dhe kontrollohuni. Nuk është e pakëndshme dhe as e sikletshme. Unë e bëra dhe kjo është arsyeja pse sot jam këtu duke folur”, tha ai.
Prezantuesi zbuloi se pas operacionit për trajtimin e kancerit kishte pësuar komplikime serioze shëndetësore, pasi kishte rifilluar përdorimin e ilaçeve për problemet e mëparshme kardiovaskulare pa këshillimin e duhur mjekësor.
Sipas tij, kjo çoi në një emergjencë të rëndë gjatë natës, e cila kërkoi trajtim të menjëhershëm në spital, transmeton Klankosova.tv.
Diagnoza e kancerit erdhi pothuajse dy vjet pasi Clarkson iu nënshtrua një procedure në zemër, gjatë së cilës iu vendosën dy stenta për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Duke reflektuar mbi sfidat shëndetësore të viteve të fundit, ai u shpreh:
“Pa asnjë dyshim, jam zyrtarisht njeriu më me fat në botë.”