Të kesh ndonjëherë kruarje në gjoks është normale për gratë, por nëse kjo bëhet e shpeshtë, atëherë mund të tregojë se sutjenat tuaja janë të papërshtatshme, ose edhe kanë nevojë të pastrohen.
Kruarja e gjoksit mund të tregojë gjithashtu edhe se moti po ndryshon, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Tek disa gra, kjo mund të jetë edhe simptomë e menopauzës, sepse rënia e estrogjenit dhe kolagjenit brenda trupit e bën lëkurën të ndihet më e thatë, gjë që mund të shkaktojë kruarje në gjoks.
Së dyti, ndryshimi në nivelet e hormoneve mund të shkaktojë që temperatura e trupit tuaj të rritet papritur. Kjo zakonisht njihet si skuqje e nxehtë dhe përsëri djersa e shtuar mund të çojë në kruajtje.
Ekspertët theksojnë se kruarja e gjoksit mund të jetë gjithashtu edhe një ndër simptomat e para të shtatzënisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.