Asnjë karrige nuk ishte e lirë.
Salla në Karagaç u mbush tri orë para ndeshjes së dytë finale mes Pejës dhe Trepçës. Dita e mirë për pejanët u pa në start. 13:0 ishte seria për ta, madje shkoi edhe në 19 me 2, pak sekonda më vonë.
Në asnjë moment nuk u kontestua fituesi i kësaj finale të basketbollit kosovar për sivjet, që veç këtyre ndeshjeve finale edhe ato gjatë gjithë kampionatit, janë transmetuar në Artmotion dhe Klan Kosova.
31 pikë qe epërsia më e lartë e pejanëve diçka më shumë se gjashtë minuta para fundit. Megjithatë, rezultati final ishte 28 pikë epërsi për Pejën ndaj Trepçës, 107:79, shifra që shqetësuan trajnerin mysafir.
Jalen Tate ishte më i miri te Peja me 22 pikë, kurse te Trepça Drilon Hajrizi me 18.
Ndeshja e radhës zhvillohet në Mitrovicë të enjten nga ora 20:00.
https://youtu.be/jQhc1tCcuxA
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.