Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka nervozuar shtetin slloven gjatë vizitës së kreut të këtij shtetit, Borut Pahor në Beograd.
Takimi Vuçiq-Pahor, ndodhi të shtunën gjatë të cilit ky i fundit ia dorëzoi ftesën për samitin e liderëve në Procesin Brdo-Brijuni më 12 shtator.
Vuçiqi gjatë konferencës për media pyeti gazetarët se si t’ia shpjegojë kombit të tij se Serbia po i vë sanksione Rusisë, e jo Sllovenisë, njofton Klankosova.tv.
“Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë, por Sllovenia e ka shkelur. Dhe ne shohim se kemi marrëdhënie të mira me Slloveninë”, tha Vuçiq, duke theksuar se "Sllovenia e ka njohur Kosovën që nga këndvështrimi i Serbisë është shkelje e ligjit ndërkombëtar, Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së:.
E në shenjë proteste për deklaratën e Vuçiqit, ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ftoi për bisedë ambasadoren e Serbisë në Lubjanë Zorana Vlatkoviq.
MPJ sllovene tha se është e befasuar nga deklaratat e kryetarit të Serbisë dhe se ka njoftuar edhe një herë autoritetet e Beogradit për qëndrimin e saj ndaj Kosovës, e cila është njohur nga Sllovenia si shtet i pavarur.
Katër ditë pas këtij zhvillim, shefi i shtetit slloven, Borut Pahor vjen për vizitë në Kosovë, ku do të pritet nga homologja e tij, Vjosa Osmani.
https://www.youtube.com/watch?v=KP0MfDsE_G8
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.