Lajmet e fundit

Dje, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në BE, bashkë me Maqedoninë e Veriut.
Personalitete të shumta, duke përfshirë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e cilësuan ditën e djeshme si ditë historike.
Gazetari i Klan Kosova, Flamur Gajtani, i cili po përcjell nga afër zhvillimet në Tiranë, lexoi sot disa nga shkrimet e publikuar sot të gazetave shqiptare, në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësim në familjen e madhe evropiane.
Gazeta “Dita”, lajmin për marrjen e statusit kandidat e ka vendosur në kryefaqen e gazetës, me titullin “Negociatat dhe prita greke”, duke paralajmëruar në kryetitull: “Ditë historike, por kujdes me euforinë”.
E përditshmja tjetër, “Gazeta Shqiptare”, nuk e ka vendosur në kryefaqe lajmin për marrjen e statusit të vendit kandidat, por në një hapësirë më të vogël ka shkurar titullin: “BE hap negociatat: Shqipëria të përmbush reformat”.
“Legjislacioni, investimet, të dhënat personale – shtyllat ku do të bazohet procesi”, thuhej tutje në kryetitull.
E përditshmja tjerr, “Panorama”, po ashtu e ka venduar këtë lajm në një pjesë të vogël të ballinës, me titullin “BE hap negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë, Brukseli: Realizoni reformat”.
Kryetitulli i kësaj gazete lexonte: “Saga e gjatë e integrimit, si i bllokoi kreu i PS-së, Edi Rama, negociatat për 12 vite“.
Për më shumë detaje shikoni videon më poshtë