Lajmet e fundit

Të gjithë nxjerrim konkluzione për të tjerët për vetëm disa sekonda.
Mirëpo çka saktësisht jemi duke vlerësuar?
Amy Cuddy, profesoreshë tek Harvard Business School, në bashkëpunim me psikologët Susan Fiske and Peter Glick kanë studiuar përshtypjet e para tek njerëzit për më shumë se 15 vite.
Ata tregojnë për një sistem të cilin e kanë vërejtur tek njerëzit kur krijojnë përshtypjet e para për dikë.
Kur njoftohemi me njerëz të rinj, gjithmonë janë dy pyetje që na bien ndërmend.
A mund t’i besoj këtij personi?
A mund ta respektoj këtë person?
Studimi tregon që shumica e njerëzve krijojnë përshtypje për të tjerët dhe janë më shumë të interesuar, veçanërisht në raportet profesionale, tek aftësitë e personit tjetër.
Kjo ka kuptim ngaqë njerëzit duan të dinë sa të mençur dhe të talentuar jeni, në mënyrë që të krijojnë bashkëpunim me ju.
Mirëpo në realitet, vlerat si empatia dhe besimi, janë gjerat përmes të cilave njerëzit ju vlerësojnë.
“Është qenësore për ne si qenie njerëzore të dimë se a e meriton dikush besimin tonë” thotë Cuddy.
Në qoftë se personi që po mundoheni të krijoni lidhje të çfarëdo lloji nuk ka besim tek ju, nuk do të mund të krijoni një raport të shëndoshë.