Lajmet e fundit

Ferizaj ka mbetur me një lojtar më pak nga minuta e 8 e ndeshjes së sotme ndaj Dritës.
Portieri Leutrim Rexhepi u përjashtua pas një ndërhyrjeje të palejuar jashtë zonës ndaj Almir Ajzerajt.
Ky është momenti kur gjyqtari Gramoz Shala e përjashtoi Rexhepin me të kuq.
Edhe portieri i parë i Ferizajt ishte përjashtuar me të kuq xhiron e kaluar ndaj Malishevës.
Marko Jovanovski në të njëjtën mënyrë kishte ndërhyrë jashtë zonës duke e lënë Ferizajn me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 11-të.
Mungesa e tij i kushtoi me humbje në fund Ferizajt.
Ngjashmëritë e ndërhyrjeve të portierëve të Ferizajt janë të frikshme. /Klankosova.tv