Jordyn Woods dhe James Harden nuk janë asgjë më shumë se dy miq që ka ndodhur të takohen me njëri-tjetrin në një bar.
Të paktën kështu thonë burimet e TMZ.
Sipas tyre dyshja nuk kishin planifikuar dalje së bashku, thjesht kishte rastisur që të takoheshin.
Jordyn ishte duke punuar në një projekt në New Orleans dhe bëri një udhëtim të shpejtë në Teksas për të dalë me disa miq. Ajo përfundoi në pjesën VIP në Belle Station, rastësisht pranë yllit të NBA-së.
Jordyn nuk erdhi as nuk u largua me Harden, dhe mezi kaloi kohë me të, sipas burimeve të TMZ.
Dyshja u dikutua për një lidhje të mundshme nëpër mediat rozë pas këtij takimi "të çuditshëm".
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.