Lajmet e fundit

Dje kur ajo foli para audiencës pas fitores së Donald Trump për President ajo kishte veshur rroba të zeza me kombinim të vjollcës, transmeton Klan Kosova.
Edhe bashkëshorti i saj dhe ish-Presidenti, Bill Clinton kishte vënë një kravatë që përshtatej me ngjyrat e gruas së tij.
Veshja e dyshes Hillary – Bill nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e tyre në Twitter.
“Ngjyrë vjollce është thirrje për unitet”.
Simbolikisht dihet se shtetet amerikane që votojnë republikanët njihen si ‘’shtete të kuqe’’, kurse ato që votojnë demokratët njihen si ‘’shtete të kaltëra’’. Ndërsa, me përzierjen e këtyre dy ngjyrave përfitohet ngjyra vjollcë.
Kjo madje u pa edhe nga fjalimi i Hillary Clinton
"Ne kemi parë se kombi ynë është i ndarë më shumë se sa kemi menduar," tha ajo, "Por unë ende besoj në Amerikë”.
"Vjollcë është ngjyra e besnikërisë, qëndrueshmërisë për një qëllim për një çështje”.
“Kjo ngjyrë është edhe ngjyrë e pendës”.
“Kjo ngjyrë nënkuton edhe mbështetejn e LGBT”.
“Historikisht kjo ngjyrë ka qenë simbol i fisnikërisë dhe pushtetit”.
Pra në thelb ajo nuk do të jetë presidente, por gjithmonë do të mbetët një mbretëreshë.
klankosova.tv