Lajmet e fundit

Nëse ju pëlqen të dëgjoni muzikë, atëherë jeni në një shoqëri të mirë. Charles Darëin njëherë kishte thënë se nëse “Do më duhej të jetoja përsëri, do ta krijoja një rregull që të lexohen poezi e të dëgjohet muzikë në javë”, kurse Albert Einstein kishte deklaruar se “Nëse s’do të isha fizikant, do të isha muzikant”, kurse Jimi Hendrix e cilësonte muzikën si “religjionin” e tij.
Shkenca tregon se dëgjimi i muzikës e përmirëson shëndetin mental të njerëzve e po ashtu edhe atë fizik.
Muzika ju bën të lumtur
Studimet tregojnë se të dëgjuarit muzikë, truri juaj liron dopaminë, element që njeriun e bën të ndjehet mirë. Nëse keni nevojë që të ndjeheni mirë emocionalisht, dëgjojini këngët tuaja të preferuara. Disponimi do të vijë në mënyrë natyrale.
Muzika e ul stresin dhe përmirëson shëndetin
Të dëgjuarit muzikë e zvogëlon nivelin e hormoneve të quajtura “coristol” të cilat lirohen në trup, e i kontribuojnë krijimit të stresit kronik. Është shumë e rëndësishme të luftohet stresi, për shkak se 60% të sëmundjeve vijnë nga stresi. Por, po ashtu studimet tregojnë se shumë më shpejt luftohet stresi nëse boni vetë muzikë se sa kur e dëgjoni muzikën.
Muzika ju ndihmon me gjumin
Shumë njerëz vuajnë nga insomnia, dhe një studim tregon se studentët që dëgjonin muzikë klasike për 45 minuta para se të flinin, ishin shumë më të mirë në studime e më të kthjellët. Nëse keni probleme me gjumin, provojeni ta dëgjoni Bahun pse Mozartin.