Episodi i sotëm i “Doktori i Mrekullive” nis me Aliun, i cili sapo zgjohet nga gjumi fillon të bëhet gati për punë. Aliu tenton të ikë nga ndërtesa pa e vënë re Ezo dhe nga shpejtësia i del para një veture, ndërsa Ezo e sheh nga dritarja lartë dhe qeshë me të.
Për Ezon sot është një ditë shumë e bukur, por fatkeqësishit ajo pranon një telefonatë nga eprori i saj, të paktën kështu u nënkuptua sepse përmes telefonit ai i tha nëse nuk shkon sot do ta dëbojë.
Nazel edhe pse e kuptoi përmes koleges dhe shoqes së saj të ngushtë se Aliu ka një lidhje të re, ajo përsëri qëndron e fortë pas punës. Ajo madje e akuzon Ajçelën për thashetheme, pasiqë mendon se nuk kanë prova për këtë që po flasin.
Tanxhu dhe Beliz debatojnë ashpër për padin e Selviaj kundrejtë Spitalit, Tanxhu thotë se nuk e pranon këtë padi dhe i thotë Beliz mos guxo ta nënshkruash, sepse spitali do te jetë në gjendje të mire.
Ferman dhe Ferda së bashku me asistentët e tyre janë mbledhur në sallën e mbledhjeve, ata po i ndajnë rastet dhe po diskutojnë rreth tyre.
Ferman merr një rastë të vështirë përsipër, dhe Ali po bëhët gati të shkoj të përgaditet për operacionin, por Ferman e ndalon atë duke i thënë se ti nuk je me mua. Ali habitet dhe pyet se pse nuk më dëshironi mua, por përgjigja e Fermanit ishte bombastike për Aliun, sepse Ali dhe Ferman do te jenë përballë njëri-tjetrit me operacione të ndryshme dhe të ndara.
Doruk dhe Nazel pasi që u zgjedhën asistentë për rastin që mori Fermani, shkuan ta vzitojnë pacientin, ata përgjatë kontrollës panë se Fermani kishte të drejtë, tumori ishte në murin e zemrës.
Një rast mjaftë i vështirë është edhe ai i Aliut, pacientja në fjalë ka qenë plotë herë në kontrolla të ndryshme, por mjekët nuk kanë mundur t konstatojne se ka ndonje semundje.
Krahas simptomavave, pacientja nuk ka mundur të qëndroj e qetë dhe përsëri ka ardhur në spital, burri i saj vjen i inatosur me të pasi që mendon se nuk ka asgjë, sepse kështu i kanë thënë mjekët.
Ali thotë se do ta gjej se çfarë sëmundje ka zonja në fjalë dhe si gjithmonë ai ka një ide dhe Ferda vendosi që ta provojn atë metodë.
Tanxhu thotë Belizit se po mendon që operacionet t’i plasojnë në internet, njerëzit do të kenë më shumë transparencë si dhe doktorët do të fokusohen më shumë në operacione.
Një rast emergjent në spital me këmbë të thyera, Tanxhu vendos që në këtë intervenim të shpejtë të jenë Ferman dhe Aliu, dhe po që kishte të drejtë pasi që ndërhyrja e bashkuar e tyre u bë si një film aksioni dhe të gjithë mbetën duke i shikuar.
Për këto ngjarje dhe shumë të tjera interesante, do i ndjekim së bashku në episodin e rrallës së “Doktori i Mrekullive” vetëm në ekranin e Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.