Të dielën në fshatin Dollc të Klinës, pati të shtëna me armë zjarri.
Si rezultati, policia u vu menjëherë në veprim duke i arrestuar dy të dyshuar.
Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në këtë aksion, organet e rendit i konfiskuan edhe disa armë, përfshirë edhe mortajë të dorës.

Krejt çka gjeti policia dhe i konfiskoi:
- njё armё automatike AK47
- njё karikator i tё njëjtёs armё
- 183 fishekë kal: 7.62x39
- gjashtё gёzhoja kal:7.62x39
- njё mortajё dore 69/40
- njё karikator i AK47
- tridhjetё e katёr fishekё 7.62x39
- nёntё fishekë kalibër i panjohur.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.