Ish-ndihmëssektretari i Madeline Albright, James Rubin gjatë dëshmisë në Hagë tha se ajo i kërkoi personalisht atij që të shkonte në Kosovë gjatë viteve të 90-ta.
Ai tha se Albright i kërkoi që ish-presidenti Hashim Thaçi ta nënshkruante domosdoshmërisht marrëveshjen e paqes, transmeton Klankosova.tv.
“’Më tha të ndaloj gjithçka, dhe të shkoj në Kosovë. Sigurohu që Hashim Thaçi të nënshkruaj marrëveshjen’”, rrëfeu Rubin.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.