Lajmet e fundit

Rrallë herë e kemi parë Mbretëreshën e Britanisë pa një çantë në duart e saj.
E këto çanta “Launer” nuk shërbejnë vetëm si aksesorë.
Sipas historianit mbretëror, Hugo Vickers, Mbretëresha e përdorë çantën për të dërguar mesazhe sekrete stafit të saj.
Në qoftë sa ajo e vendos çantën nga njëra dorë në tjetrën nënkupton që ajo dëshiron që të largohet nga biseda që është duke e zhvilluar.
Ndërsa në qoftë se Mbretëresha vendos çantën mbi tavolinë, kjo nënkupton që ka ardhur koha që ajo të largohet nga vendi ku është.
Përveç çantës ajo përdor edhe një truk tjetër, e që është unaza e saj e martesës.
Nëse lëviz unazën kjo nënkupton që ajo dëshiron urgjentisht të ndërpres bisedën që është duke e zhvilluar.
