Lajmet e fundit

“Nata e shtrigave” apo siç njihet “Halloween” është një festë e përvitshme të cilën e celebrojnë një numër shtetesh në botë me datën 31 tetor.
“Halloween” e ka kuptimin e “natës së të shenjtëve”.
Dikur praktikimi i saj kishte të bënte me vizitën në kisha e ndezjen e qirinjve rreth varreve, por sot kjo festë ka marrë një kuptim tjetër. Ajo është shndërruar në pop kulturë e po ashtu po ju shërben kompanive të ndryshme që prodhojnë kostume që t’i rrisin bizneset e tyre e të përfitojnë
Ndonëse festa e shtrigave apo siç njihet “Halloween” është perëndimore, ajo ka filluar të manifestohet edhe në Kosovë.
Kostumet dhe maskimi coftë i frikshëm e coftë diçka tjetër, bëhet nga të gjithë, të rritur e fëmijë.
Klan Kosova sjellë disa video nëpërmes të cilave mund të mësoni se si të maskoheni duke aplikuar makijazhin në trupin tuaj.