Lajmet e fundit

Keni dëgjuar shumë shpesh për vitaminat A, B, D …etj, megjithatë është edhe një përbërës më pak i njohur, në të njëjtën kohë shumë i rëndësishëm për shëndetin.
Bëhet fjalë për vitaminën K.
Studimet klinike të realizuara së fundmi kanë treguar se vitamina K2 ndihmon me uljen e humbjes së densitetit në eshtra si dhe përmirëson shëndetin kardiovaskular.
Kjo vitaminë gjithashtu parandalon humbjen e elasticitetit në lëkurë si dhe të venave varikoze, kështu duke luftuar plakjen.
Vitamina K ka dy forma, K1 dhe K2. K1 gjendet më së shumti në perime të gjelbra siç është spinaqi, brokoli…, ndërsa K2 e gjejmë në mishra vezë dhe produkte të bylmetit.