Lajmet e fundit

Trendi i kohëve të fundit është çaji detoksifikues, të cilat ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi juaj si dhe përshpejtojnë metabolizmin tuaj.
Ato zakonisht përmbajnë kafeinë dhe diuretikë të tjerë që inkurajojnë eliminimin e tepërt të lëngjeve nga trupi përmes urinës dhe djersës.
Pas humbjes së lëngut, do të ndiheni më lehtë dhe më të rehatshëm, edhe pse nuk keni humbur një gram të indeve yndyrore.
Çaji detoksifikues mund të shkaktojë një efekt laksativ, i cili gjithashtu kontribuon të ndiheni më të rehatshme.
Megjithatë mos harroni që krahas çajit për detoksifikim, rekomandohet ushqimi i shëndetshëm dhe stërvitja e rregullt.
Megjithatë edhe çajet për detoksifikim kanë efektet anësore siç mund të jetë, gjumi i çrregullt apo shtimi në peshë.
Shumica e çajeve detoksifikuese përmbajnë kafeinë, e cila shkakton efekte të shumta anësore të lidhura me ritmin dhe presionin e zemrës, gjë qe pengon një gjumë cilësor.
Përveç kësaj, sasia e tepërt e kafeinës mund të nxisë oreksin dhe kështu ndikon indirekt në shtimin e peshës.