Episodi i sotëm “Doktori i Mrekullive” fillon me Aliun, i cili është mbyllur në banesën e tij dhe nuk e hap derën as pas thirrjes së Nazelit.
Një fqinj ankohet për thirrjet me zë të lartë të Nazelit drejt Aliut, dhe thotë se do ta thërras policinë.
Nazel nuk heq dorë nga Aliu, ajo përsëri troket nga dera e ballkonit të tij, Aliu më në fund i del përballë të dashurës së tij, dhe ai ia shpreh dashurinë por si duket ka diçka që nuk shkon.
Aliu i thotë Nazel, ajo nuk ka faj dhe I thotë se nuk është si ajo, është ndryshe Nazel kembëngul që të mos heq dorë nga dashuria e tyre.
Madje i propozon të jetojnë së bashku dhe që të mësohen me njëri - tjetrin.
Fatmirësishit Aliu pranon, dhe përsëri mbetet një fund i bukur.
Aliu shkon tek mësues Ferman dhe kërkon nga ai që ta angazhojë shumë, ngase sa herë që është i lirë futet në mendime ndërsa kur punon nuk ka kohë të mendoj gjëra që mund t’i dhurojnë panik.
Ferman e angazhon Aliun me një pacientë të ri, të dy së bashku intervenojnë për rastin, Aliut gjatë procedurave i kujtohet propozimi i Nazel për të jetuar së bashku.
Edhe mësues Ferda ka një operacion urgjent, ajo thërret asistentët për të hyrë në operacion, pasi që pacienti në fjalë ka pasur një sulm të apendesitit.
Beliz rikthehet në spital, ajo shkon tek salla e operacioneve për ta ftuar në mbledhje Kryemjekun Tanxhu, por ky i fundit i thotë se mund të flasësh këtu. Beliz i thotë Tanxhus se gjendja e spitalit është kështu shkaku i gabimeve kirurgjike, ju duhet të zgjedhni njerën, kryemjek apo kirug.
Demir e pyet Dorukun nëse po fsheh diçka, në këto momente Aliu vjen përballë tyre, Doruk i thotë Aliut mos guxo t’i thuash asnjë fjalë Demirit që e ka parë duke pirë ilaçe por Aliu i thotë se për këtë vendos ai.
Ferman përsëri e pyet shokun e Melih se çfarë ka ndodhur me të, ai pas shumë insistimeve i tregon motrës Selvi se mes shokëve kanë pasur një lojë të tillë sa që Melih ka ngrënë detergjentë.
Aliu sot nuk është në formën e tij ideale, mjekët kanë nevojë për ideat e tij të veçanta dhe që ofrojnë zgjidhje, por si duket ai ka në mendje vetëm bashkjetesën me Nazel.
Këto ngjarje dhe shumë të tjera interesante, do i ndjekim së bashku në episodin e rrallës së “Doktori i Mrekullive” vetëm në ekranin e Klan Kosovës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.