Episodi i sotëm “Doktori i Mrekullive” nis me doktorin e sportitstit të njohur dhe kryemjekut Tanxhu. Ai i thotë Tanxhus se si është e mundur që një doktor me autizëm të futet në një operim të tillë, por Tanxhu i thotë se për këtë vendosin ata.
Mediat pyesin Tanxhun për gjendjen e sportisit Xhunetit, ai iu ofron atyre një vend të përshtatshëm për të qenë transparent me publikun, por doktori i sportistit përsëri e kërcenon Tanxhun dhe i kërkon që mjeku me autizëm mos të futet në operacion në të kundërtën është i informuar për çdo gjë rreth gjendjes së spitalit.
Aliu ndihmon një nënë në spital që ta vendos fëmijën e saj në një vend të sigurt, ai e dezinfekton pjesën ku do të shtrihet fëmija dhe nëna e tij e falënderon atë.
Tanxhu kërkon që Aliu të jetë në operacion me pacientët që ka zemër mekanike ndërsa Doruku dhe Demir me sportistin. Ai gjithashtu kërkon nga ta që mos të ketë kundërshtime sepse nuk po e bën nga qejfi, dhe Ali e pranon këtë gjë.
Operacioni i sportisit të njohur ka filluar, prezent është edhe mjeku nga klubi por kërkesat e tij nuk ndalen drejt Tanxhus.
Vazhdimi i operacionit has në ndërlikime të rënda, mjeku i klubit i shqetësuar fillon të bërtet nga lart, por Ferman përseri e rikthen pacientin në gjendje stabile.
Beliz po qëndron e vetme me foshnjën në shtëpinë e saj, në mënyrë që të mësohen me njëra- tjetrën, ajo provon lojra të ndryshme vetëm që foshnja të qetësohet.
Xhuneti rrefehet para mjekeve se nuk i pëlqen që të luaj futboll, mirëpo familjarët, shokët dhe mjeku i tij e shohin të tillë, dhe ai thotë se nuk mund ta lë futbollin sepse nuk do e duan më.
Mjekët e kuptojnë se ai e lëndoi me qëllim veten, sepse vet Xhuneti e pranoi këtë, sidoqoftë Xhuneti ka një kërkesë për mjekët, ai kërkon nga ta që përgjatë operacionit ta mbarojnë karrierën e tij sportive.
Operacioni i pacientes me zemer mekanike filloi, Ferda mendon se duhet të lidhen me mjekët që ta kuptojnë se si kanë punuar ata dhe operacioni të shkoj mirë.
Ferman shkon në shtëpi dhe në qetësi sheh Belizin me foshnjën e rehatuar, me pasi ai përmallohet për motrën e tij dhe shkon ta marr atë për të qëndruar së bashku.
Operacioni pacientës me zemrën mekanike përfundoi me sukeses.
Ferda takon babain e saj në spital dhe e pyet se për çfarë kishte shkuar atje, ajo gëzohet shumë kur i thotë se ka shkuar ta shoh vet atë.
Këto dhe shumë ngjarje të tjera interesante, do i ndjekim së bashku në episodin e rrallës së “Doktori i Mrekullive” vetëm në ekranin e Klan Kosovës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.