Episodi i sotëm, “Doktori i Mrekullive” starton me përfundimin e suksesshëm të një operacioni mjaft delikat.
Aliu dëshiron që ta ndihmojë babain e Nazlës, por ajo nuk bindet sepse mendon se ai kur nuk është i dehur është i mirë, i shoqërueshëm e gazmor, por se kur ndodh e kundërta nuk është më ai i njëjti.
Sapo Nazli hyri në dhomën e babait të tij, ajo sheh Gyneshin aty të entuazmuar nga motivi që i kishte dhënë babai i saj, Nazel nuk ndryshon mendimin se babai i saj ende është duke pirë alkool.
Ferman përgjatë bisedës me Beliz vëren se ajo po fsheh diçka nga ai, por nuk e pranon këtë fakt duke ikur nga biseda dhe takimi.
Ferda mendon se Ferman nuk është i shoqërueshëm, krahas kësaj situate ajo synon që ta mësojë Fermanin të buzeqesh vetëm për sytë e Belizit.
Një rast emergjent merr ndihmën fillestare nga Aliu, pacienti i kërkon atj që t’ia shpëtoj dorën sepse duhet të punoj për fëmijet e tij, meqë rast nisen drejt sallës së operacioneve.
Meqë Beliz ka kërkuar që të jetë e inforumuar për çdo gjë që ndodh në spital, Gulin e njofton për operacionin që po e bën Ferman. Pacienti nuk ka sigurim dhe Beliz i kërkon Fermanit që të mos bëj më ndonjë operacionin pa pagesë.
Përgjatë vizitës së familjarëve tek pacienti që Beliz kërkoi të mos i kryejnë asnjë shërbim pa pagesë, papritmas ndodhi një komplikim i rëndë, ku jeta e tij pothuajse mori fund, mirëpo është Nazel ajo e cila merr përgjegjësinë për një mini – operim, dhe fatmirësishit rezultoi i sukseshëm.
Ferda shkon ta vizitoj dhomën ku ishte i shtrir babai i saj, dhe aty gjen një kuti me përplot dhurata, të cilat ishin blerë për të. Ferda e emocionuar, thërret menjëherë babain e saj në telefon
Nazel e revoltuar me babain e saj, dëshiron që sa më shpejt të largohet nga spitali, duke e percjell nga dhoma, një fotografi e vogël e Nazlës bie nga rrobat.
Pas fjalëve të Aliut, Nazli del dhe e ndalon babain e saj, ajo ia jep çelësat e shtëpisë së saj dhe adresën, ai bën përpjekje që t`i jap një përqafim të bijës, por Nazli nuk lejon përderisa nuk e dëshmon se më nuk pi alkool.
Këto ngjarje dhe shumë të tjera interesante, do i ndiqni në episodin e sotëm “Doktori i Mrekullive” vetëm në ekranin e Klan Kosovës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.