Në edicionin e sotëm të emisionit Ora e Pasdites, së bashku me sociologen Mira Gashi do të flitet rreth humanizmit përgjatë krizave shoqërore dhe pas tyre!
Se cilat do të jenë ndryshimet e mundshme në secilën shoqëri në botë kjo mbetet të shihet dhe diskutohet për një kohë të gjatë.
Gazetarja Adea Grezda sjellë profilin e Dafina Gjikollit, një artiste e cila praktikon artin digjital, përmes së cilës editon fotografi duke i përzier me figura te ndryshme.
Por kjo nuk është e vetmja lëmi që vajza 20 vjeçare po trajton, ajo i ka realizuar edhe një video vetes. Për çfarë bëhet fjalë e kuptoni përmes stories së përgatitur.
Se a kanë arritur shkencëtarët të krijojnë një enzimë mutante që riciklon shishet plastike brenda një orë, këtë e kuptoni përmes rrëfimit të Gentiana Qerimit.
Mos i harroni edhe shumë rubrika të tjera me gazetaret tona në studio.
Ora e Pasdites nga 16:35, vetëm në Klan Kosova.
Qëndroni me ne!
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.