Episodi i sotëm “Doktori i Mrekullive” fillon me Aliun, kur ai shkon në byfe i nevrikosur dhe kërkon një tost me shumë turshi.
Pacientes së cilës i është amputuar krahu po kalon në një krizë nervore, Drouk dhe Demir vendosin që t’i japin qetësues në mënyrë që të qetësohet.
Aliu sado që përpiqet nuk arrin që t`i ha turshitë në tostin e tij. Përderisa Doruku shkon drejt motorit të tij, Aliu tashmë është aty, ai po bëhet gati ta shkatërrojë motorin e Dorukut me një shufër metalike.
Aliu i lënduar dhe i irrituar i thotë Dorukut se nuk mund të më ngacmosh më, ky është shansi i fundit që të jem një njeri normal sikur ju, por përsëri nuk mund ta bëj, Ali nuk shkatërron motorin e Dorukut.
Aliu përsëri në aksion, ai shkon tek Nazel i emocionuar dhe i thotë “mendoj se do të bëhet”, por rrjedha e situatës ndryshon skajshmërisht.
Si duket Aliu ka një ide për shpëtimin e pacientit Melih, ai shkon tek mësues Ferman dhe i thotë se do ta shpëtojmë edhe pse ende nuk e di se si, por do ta shpëtojmë.
Bashkëshorti i pacientes së cilës i është amputuar krahu shkon përsëri në spital, ai po bisedon me Dorukun, aty vjen edhe Demiri dhe i thotë se ajo ato veprime i bëri për ty.
Fundi i këtij çifti merr një përfundim të mirë, kur ajo sheh bashkëshortin e saj duke e pritur në dhomë emocionet dhe gëzohet shumë, që të dy e përqafojnë njëri tjetrin. Operacioni për pacientin Melih filloi, fatmirësisht Aliu ka një ide edhe kësaj here për shpëtimin e pacientit.
Mësues Ferman gëzohet shumë që metoda e Aliut për shpëtimin e Melih rezultoi e suksesshme, ai i thotë Aliut “mirë se erdhe në mesin tonë”.
Ferda i thotë Fermanit se mësues Tanxhu nuk do të më bëj kryemjeku sepse ende jam e re, por ajo nuk mendoi drejtë. Tanxhu nuk përzgjodhi Fermanin për shef të departamentit përkundër faktit se sipas tij Fermanin është kirurgu më i mirë, por sipas Tanxhu mësues Fermani po e ngatërron punën me ndjenja pasi po mbron gjithmonë Aliun.
Ferman shkon tek Beliz dhe i thotë asaj se shkaku që të kam braktisur nuk lejove që të bëhem kryemjek, grindja mes tyre sa shkon e thellohet. Ali boshatis banesën e tij, ai heqë të gjitha mobilet dhe i dërgon në depo, n ai shkon drejtë e tek Fermani dhe i tregon për veprimet që ka marrë.
Ferman i thotë Aliut se nëse dëshiron të bëhet kirurg, atëherë le anash dashurinë.
Këto dhe shumë ngjarje të tjera interesante, do i ndjekim së bashku në episodin e rrallës së “Doktori i Mrekullive” vetëm në ekranin e Klan Kosovës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.